Sulmi turk në Siri/ Pamje të tmerrshme të të plagosurve, fëmijë të djegur…

Lufta në veri të Siri shkaktoi pasoja të mëdha edhe te civilët.

Disa pamje tmerruese që tregojnë fëmijë të djegur në Siri janë bërë publike, mes pretendimeve se Turqia po përdor armë kimike të ndaluara kundër kurdëve.

Pamjet janë marrë nga një spital në Tal Tamr, pranë qytetit kufitar të Ras al-Ajn e cila ka pasur luftë të rëndë. Në pamje duket një djalë me djegie të thella në të gjithë trupin e tij.

Ndërsa ai është sjellë në spital ai dëgjohet teksa ulërin “Babi ndalo djegien, të lutem” mjekët i dhanë atij morfinë për t’i lehtësuar dhimbjet e shumta. Ai mendohet se ka kaluar 12 orë pavetëdije para se të mjekohej.

Imazhet u kapën para një armëpushimi, të negociuar me Turqinë nga zëvendës presidenti amerikan ,Mike Pence, i cili hyri në fuqi të enjten në mbrëmje.

Sipas marrëveshjes, Turqia do të ndalojë sulmin e saj në veri të Sirisë për pesë ditë, ndërsa forcat kurde duhet të tërhiqen nga një “zonë e sigurt” që Presidenti Erdogan dëshiron të krijojë përgjatë kufirit.

Hamish de-Bretton Gordon, një ekspert britanik për armë kimike, tha që djegiet dukeshin në përputhje me fosforin e bardhë – një armë kimike e ndaluar e cila ngjitet në lëkurë dhe digjet në kontakt me lagështinë, që do të thotë se nuk mund të shuhet.