Sulmohen dy anije të tjera cisternë në Gjirin e Omanit

Dy anije-cisterna janë sulmuar në Gjirin e Omanit.

Operatorët e anijeve kanë njoftuar se ekuipazhi është evakuuar.

Operacionet Tregtare të Mbretërisë së Bashkuar, që janë pjesë e Marinës Mbretërore, më herët kanë thënë se janë në dijeni për incidentin në Gjirin e Omanit.

“Mbretëria e Bashkuar dhe partnerët e saj janë duke u marrë me hetimet e këtij rasti” kanë thënë nga grupi.

Çmimet e natës ishin rritur katër përqind pas raportimeve të ngjarjeve të fundit, të cilat kanë rrjedhur si pasojë e mosmarrëveshjeve në mes të Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Incidenti vjen një muaj pasi katër anije cisternë u sulmuan jashtë brigjeve të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Emiratet e Bashkuara Arabe thanë se një ”aktor shtetëror” ishte përfshirë në sulm, ndërsa SHBA akuzoi Iranin. Teherani i mohoi akuzat.

Sulmet rritën tensionet mes SHBA, Iranit dhe aleatëve të tyre./real-news.tv/