fbpx

Sulmohet automjeti për përcjelljen e të burgosurve ku ndodhej i dënuari për krime lufte.

prizren.jpg

Në oborrin e Gjykatës Themelore në Prizren sulmohet automjeti që përcjell të burgosurit e Burgut të Sigurisë së Lartë.

Sulmi është kryer nga një grup protestuesish, pasi po përcillej i dënuari Darko Tasiç.

“Stafi me të burgosurin janë evakuuar nga ana e policisë dhe janë dërguar në brendi të Stacionit Policor pa ndonjë lëndim, ndërsa vetura e NJPB-së ka pësuar disa  dëmtime”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Advertisement

Pak më herët, Gjykata Themelore e Prizrenit dënoi me 22 vite burg për krime lufte në Kosovë, serbin Darko Tasiç.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303