Sulmohet brutalisht në rrugë deputeti gjerman

Një deputet gjerman është dhunuar nga 3 persona të maskuar, të cilët e kanë goditur dhe rrahur në mënyrë brutale. Frank Magnitz, i cili është deputet i ekstremit të djathtë, u sulmua në rrugë, në mes të qytetit Bremen.

Ka qenë pikërisht partia AFS, që ka publikuar një foto të deputetit gjerman që ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Sulmuesit e kanë rrahur fort, derisa Magnitz ka rënë përdhe pa ndjenja.

Mësohet se deputeti sapo kishte dalë nga një mbrëmje festive dhe menjëherë u sulmua barbarisht nga 3 persona me maskë./real-news.tv

Lër një koment