Sulmohet gruaja ‘lesbike’, 2 djemtë e lajnë në gjak, deklarata e fortë nga spitali

Një ngjarje tragjike do të cilësohej ajo që i ndodhi një vajze lezbike. Ajo ka mbetur e gjakosur pasi u sulmua nga dy të rinj për shkak të seksualitetit të saj. Ngjarja ka ndodhur të shtunën në mëngjes në Sunderland, ndërsa Charlie Graham tani ka publikuar fotot nga dhunimi për të gjetur agresorët.

Duke folur për “Daily Star Online”, ajo tha se ishte goditur në pjesën e pasme të kokës dhe se të rinjtë e kishin hedhur përtokë, duke lënduar kështu fytyrën dhe këmbët.

“U përpoqa të kthehem mbrapa, por ata më shtynë përsëri në tokë dhe u larguan. Më lanë të mbuluar nga gjaku dhe u tremba shumë”, rrëfeu Charlie.

Ajo tha se është hera e pestë që është në shënjestër për shkak të seksualitetit të saj, ndërsa tregoi se tani ka edhe frikë të dalë nga shtëpia.