Sulmohet me armë makina e gazetarit shqiptar, Policia jep njoftimin, zbulon se…

makin.jpg

Është sulmuar me armë zjarri mbrëmjen e djeshme makina e gazetarit Shkumbin Kajtazi.

Policia ka njoftuar se në vendngjarje janë gjetur dhe konfiskuar katër predha.

 “Rr. Evlia Qelebi, Mitrovicë 18.10.2020-02:03. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur i kanë dëmtuar veturën e tij e cila ka qenë e parkuar. Njësiti policor në vendngjarje ka gjet dhe konfiskuar 4 predha të kalibrit 9 mm”, njofton policia.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Ndërkohë, edhe vetë Kajtazi ka njoftuar të dielën për sulmin ndaj veturës së tij.

Përmes një statusi në Facebook, Kajtazi ka njoftuar se vetura është sulmuar me 5-6 plumba.

“Mbrëmë u përballa me një sulm të rrezikshëm: vetura ime u qëllua me 5 ose 6 plumba. Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës, kur vetura ishte e parkuar në qendër të Mitrovicës”, ka shkruar ndër të tjera Kajtazi.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303