fbpx

Sulmohet nga qeni, vogëlushja 2-vjeçare në gjendje të rëndë në spital, detajet e para

074046256-b2af6be2-af43-4f32-a37e-868ea02e5d81.jpg

Një vajzë 2 vjeç e gjysmë është shtruar në spitalin e Santobno në Napoli pasi u sulmua nga një qen Rottweiler.

Qeni është në pronësi të një të afërmi.

Vajza e vogël, e cila pësoi dëmtime në bark dhe në gjoks u transportua në spitalin Maresca në Torre del Greco.

Në momentin që mbërriti në spital vogëlushja kishte pësuar arrest kardiak por ndërhyrja e menjëhershme e mjekëve e riktheu në jetë.

Tg Com shkruan se vajza u stabilizua dhe u transferua në Napoli ku ndodhet ende në gjendje të rëndë për jetën.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303