fbpx

Sulmohet shtëpia e ambasadorit të OSBE, Cakaj: Akt kriminal

gent-cakaj-e1555439837115.jpg

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka reaguar në lidhje me sulmin e  mbrëmshëm ndaj shtëpisë të Ambasadorit të OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchard.

Ai shkruan se sulmi ka ndodhur pas deklaratës publike të OSBE kundër dhunës kriminale në protestën e djeshme.

Cakaj e ka quajtur këtë veprim si një tjetër akt të papranueshëm kriminal.

“Veprimi është kryer në urdhra të qarta politike të krerëve të protestës me qëllim frikësimin e Ambasadorit Borchardt dhe familjes së tij,  si hakmarrje primitive e atyre që pasi kanë humbur kontrollin e vetes duan të nxjerrin nga kontrolli rendin kushtetues të Shqipërisë! Ambasadori Borchardt vazhdimisht ka kryer punën e tij me profesionalizëm të plotë në kuadër të Misionit të OSBE-së dhe faji i tij i vetëm është thirrja fisnike për frenim nga dhuna dhe distancim nga veprimtaria e dhunshme. Sulmi ndaj tij është sulm ndaj themeleve të kulturës demokratike, imazhit ndërkombëtar të Shqipërisë dhe përpjekje e drejtpërdrejte për ta cenuar besueshmërinë e Shqipërisë për kryesimin e OSBE-së 2020. Kjo nuk është thjeshtë Shqipëria që duam: kjo nuk është kurrsesi as Shqipëria e tanishme”, shkruan më tej ai. /real-news.tv

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303