Sulmon Rama: Luli dhe Mona, ‘vegla’ të Berishës dhe Metës

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare tha se Basha dhe Kryemadhi janë instrumente në duart e Berishës dhe Metës.

Më tej, kryeministri thotë se ai është shënjestra e tyre, por ata nuk mund ta largojnë dot me parashikime filxhani dhe molotov.

” Pse Meta e bëri këtë ndërhyrje antikushtetuese. Nuk është kërcënim vetëm për Republikën parlamentare por për logjikën njerëzore. E bëri pikërisht atë ditë kur SHBA dënuan dhunën duke treguar me gisht Bashën dhe Kryemadhin si përgjegjës. Meta dhe Berisha mendojnë se mund t’më largojnë nga detyra me molotovët e Lulit dhe filxhanin e Monikës. Këta janë instrumente në duart e tyre. dy ustallarët e rrëmujës dhe intrigave e kanë qitjen më të largët. unë jam shënjestra që dukem. koka që i duhet turmës për ta sjellë në bulevard. preja është Shqipëria.  4 aventurierë që duan të ndalin shtetbërjen. Doni të dini si do të ishte Shqipëria e tyre, shikoni ata. Doni që Shqipëria t’i ngjajë atyre të katërtëve?, tha Rama./real-news.tv