fbpx

Sulmuan KZAZ-në nr.11 në Kukës, jepet masa e sigurisë për të arrestuarit

Kukes.jpg

Gjykata e Kukësit ka dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie” për 4 të arrestuarit në KZAZ 11 në Kukës.

Në mesin e tyre edhe një inspektor i policisë bashkiake të cilët katër ditë më parë kanë sulmuar qendrën e KZAZ nr.11 tek gjimnazi ‘Hazi Bela’, ku në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë prishur derën e palestrës dhe kanë vënë zjarr në oborrin e palestrës si dhe kanë kundërshtuar punonjësit e policisë.

A.C., 46 vjeç, banues në Kukës, shofer në Bashkinë e Kukësit,

  1. H., 42 vjeç, banues në Kukës, shofer në Bashkinë e Kukësit.
  2. B., 26 vjeç , banues në Kukës, Inspektor i Policisë Bashkiake, E. M., 35 vjeç, banues në Kukës.

Ndërsa janë shpallur në kërkim 6 pjesëmarrës të tjerë ndërsa 4 janë proceduar ne gjendje të lirë.

Më herët policia e Kukësit arrestoi një punonjës bashkie i cili ishte shpallur në kërkim për ngjarjen në KZAZ 11.

Materialet zgjedhore që u hoqën me marrëveshje nga KZAZ-ja aktualisht ndodhen në ruajtje në ambientet e Prefekturës Kukës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303