Sulmuesi i Interit përplas me makinë një grua

lautaro.jpg

Lautaro Martinez, sulmuesi argjentinas i Interit, ka përplasur një grua në qendër të Milanos me makinën e tij Porsche Boxster.

37-vjeçarja ishte me biçikletë kur e aksidentoi futbollisti i njohur. Fatmirësisht, sipas La Gazzetta dello Sport, gjendja e saj është e mirë.

Kjo ngjarje i shtohet një periudhe aspak të mirë të sulmuesit zikaltër, i cili nuk po gjen hapësirë në formacionin titullar.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303