fbpx

“Sulmuesi i policisë në Gjirokastër, ekstremist i Agimit të Artë”

idrizi.jpg

Për Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, personi që qëlloi me armë ndaj policisë shqiptare teksa zhvillohej festa e Greqisë në Bularat të Gjirokastrës, është ekstremist i Agrimit të Artë.

REAGIMI I PDIU
Ndalohen patriotët shqiptarë të protestojnë dhe u hapet rrugë provokimit me armë të esktremistëve të Agimit të Artë. Policia nuk u jep leje patriotëve shqiptarë që të protestojnë për fyerjet që u bëhet të gjithë shqiptarëve me varrezat greke në Këlcyrë dhe bërjen e tyre vend pelegrinazhi për esktremistët grek të vorio-epirit. Patriotët shqiptarë si Elida Jorgoni kanë të gjithë të drejtën për të protestuar dhe ndalohen e arrestohen padrejtësisht nga Policia.

PDIU dënon këtë veprim të Rilindasve të rinj, të cilët po lëvizin nga vendprehjet e tyre Rilindasit e vjetër. Si është e mundur që disa shqiptarë patriot, të ndalohen të protestojnë në territorin e tyre në Këlcyrë, ndërkohë që në Gjirokastër lejohet që një ekstremist i Agimit të Artë, Konstatinos Kacifas, të qëllojë Policinë e Shtetit. Është e papranueshme që një ekstremist i Agimit të Artë që të jetë i pranishëm në territorin shqiptar në ceremoninë e varrezave për ushtarët grek dhe më pas ky ekstremist, qëllon Policinë Shqiptare. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet bën thirrje që ekstremisti i Agimit të Artë të arrestohet nga Policia.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *