Super aksion antidrogë, kapen 5 tonë marijuanë pluhur

Një sasi e jashtëzakonshme lënde narkotike është kapur në ujërat ndërkombëtare në Detin Mesdhe, në një super operacion policor ku kanë marrë pjesë policia turke, xhandarmëria dhe rojet bregdetare.

Pothuajse 5 ton marijuanë pluhur janë sekuestruar në kuadër të operacionit ‘Bashkimi’ ku kanë përfunduar në pranga 13 persona, mes tyre 6 anëtarë të ekuipazhit të anijes me të cilën po transportohej marijuana.

Në operacionin policor janë përfshirë 230 efektivë, 2 qenë antidrogë dhe helikopterë nga ajri.

/real-news.tv/