Super aksion, Shqipëria në avantazh në Elbasan

Shqipëria ka kaluar në avantazh në ndeshjen ndaj Moldavisë. Uzuni fut një top në zonë për Roshin, ky i fundit depërtoi mes mbrojtjes së Moldavisë dhe nxjerr një top mjaft të mirë për Cikalleshin.

Sulmuesi kavajas me portën e boshatisur nuk e ka të vështirë ta dërgojë në rrjetë. Më në fund, marrim frymë!