fbpx

Super Bekim Balaj! Dy gola përpara Francë-Shqipëri

dfg-6b454a561ec92f2edb0e15ab2ef076fc0114d401f55d98c22bb69848_1920x1080.jpg

Bekim Balaj duket se ka gjetur veten në kampionatin austriak, teksa mbrëmjen e djeshme ka arritur që të realizojë dy gola në transfertën që Sturm kishte në fushën e Altach.

Shkodrani ka realizuar dy gola me kokë dhe i ka dhënë suksesin ekipit të Graz jashtë fushe.

Sulmuesi po kalon formë të shkëlqyer dhe ngjitet kështu në kuotën e 3 golave në Sturm.

Një sinjal pozitiv për Edoardo Reja, trajnerin e Shqipërisë, në prag të përballjeve me Francën dhe Islandën. (Telesport)

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303