fbpx

Super efekti dhe sekretet e kupave anticelulit

Screenshot_2-13.png

Kupat anti-celulitit janë një mjet estetik që është shfaqur në treg gjatë viteve të fundit dhe që ka në mesin e admiruesve edhe shumë aktore amerikane, si Gëyneth Paltroë.

Vendi i origjinës së tyre është Kina, që do të thotë se ato përbëjnë një teknikë të lashtë. Por si përdoren këto gota dhe si funksionojnë ato? Mësojini të gjithë për këtë artikull…

Kupat tradicionale kineze të celulitit janë bërë prej qelqi, bambu ose qeramike, me një diametër prej rreth 5 cm. Ndërsa ato moderne janë bërë nga silikoni, gjë që e lehtëson përdorimin e tyre në shtëpi. Forma e tyre sferike, e kombinuar me butësinë e materialit, e bën përdorimin e tyre të lehtë, gjë që duhet të krijojë një efekt tërheqës në lëkurë.

“Pull up” është është shprehja angleze që tregon tërheqjen apo thithjen lokale të lëkurës, e cila shtyhet lart, brenda kupës.

Po si ta vënë në përdorim këtë teknikë?

Kupat anti celulit funksionojnë në mënyrë të thjeshtë. Së pari, merreni kupën dhe vendosini anët e saj në pjesën e lëkurës që dëshironi të trajtoni. Lini pak ajër brenda saj; dhe pastaj shtyjeni ngadalë derisa të vini re se lëkura është thithur brenda gotës.

Trajtimi ideal përfshin 4 faza:

lëvizjet vertikale për 4 minuta;

lëvizjet horizontale për 3 minuta;

lëvizje zigzag për një minutë;

lëvizjet rrethore në vithe.

Pasi të përfundoni trajtimin pini lëngje dhe aplikoni një krem hidratues.

Çfarë nuk duhet të bëni kur përdorni kupat?

Mos i përdorni ato me lëkurë të thatë sepse kapilarët bëhen të dhimbshëm! Ndaj është më mirë të aplikoni vaj për trupin. Herën e parë që do ta përdorni kupën, nuk do të jeni të “lumtur” fare, sepse masazhi i saj nuk është i këndshëm; në fillim përpiquni të krijoni një efekt me më pak vakum dhe pastaj gradualisht rriteni intensitetin. Do të jetë pak a shumë si një provë e qëndrueshmërisë.

Efektet e kupës anti-celulitit

Përdorimi i kupës anti-celulitit ka shumë përfitime, përveç luftimit të lëkurës së “lëkurës se portokallit”. Kjo teknikë përmirëson mikroqarkullimin, por masazhi gjithashtu ndihmon qarkullimin e gjakut në sipërfaqen e shtresës së lëkurës, e cila do të duket e ndritshme dhe më kompakte. Nëse trupi juaj ka tendencën për të mbajtur ujëra, duhet të dini se kupat kryejnë edhe një efekt drenazhi. Së fundmi një efekt pozitiv i kësaj teknike është parandalimi i inflamacionit, duke ndihmuar në eliminimin e toksinave dhe oksigjenimin e indeve.

Celuliti është në fakt një problem që duhet të përballet në disa forma. Aktiviteti fizik dhe një dietë e ekuilibruar janë dy aleatë kryesorë të kupave, të cilat të vetme mund të bëjnë shumë, por gjithësesi nuk janë instrumente magjike.

Kush nuk mund ta përdorë kupën?

Gota silikoni për celulitin mund të përdoret nga praktikisht të gjithë. Kushtet që duhet të bëjnë të heqësh dorë janë:

djegie në zonat e trajtuara;

nëse vuani nga presioni i lartë i gjakut ose venat me variçe;

nëse merrni antikoagulantë;

nëse jeni alergjik ndaj silikonit;

nëse jeni shtatzënë.

Sa kohë zgjat efekti i kupave?

Rezultatet e para të përdorimit të kupave do të filloni të shihni pas rreth 30 ditësh. Në fillim të trajtimit, përdorini ato çdo ditë dhe më pas të paktën 3 deri në 4 herë në javë.

Për të rritur efektet e këtij trajtimi përdorni edhe kremrat anti-celulitit, të cilat do të absorbohen më mirë nga lëkura e pastruar me kupat./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303