fbpx

Super grabitje 200 mijë euro në Tiranë, policia fshehu ngjarjen

1546963053_ARGJENDARIA.jpeg

Një supër grabitje ka ndodhur në Tiranë para pak ditësh dhe ngjarja është mbjatur e fshehtë nga policia.

Ngjarja ka ndodhur më 2 janar dhe mendohet se një argjendari është grabitur dhe janë marrë të paktën 200 mijë euro mallra.

Argjendaria ndodhet në qendrën tregtare City Park. 4 persona të maskuar kanë shkuar te rojet dhe i kanë lidhur nën kërcënimin e armëve.

Më pas grabitësit kanë hyrë brenda qendrës tregtare dhe kanë shkuar të argjendaria “Altinbas” në pronësinë e Abdulla Frakulli dhe Ibrahim Çaushi duke thyer xhamin e derës. Brenda argjendarisë grabitësit kanë marrë të gjitha sendet me vlerë, përfshirë edhe disa diamantë, vlera e të cilëve ende nuk dihet.

Të dhënat paraprake flasin për bizhuteri me vlerë 200 mijë euro, që janë grabitur, por nuk përjashtohet mundësia për një vlerë më të lartë.

Për këtë super grabitje Policia e Shtetit ka fshehur ngjarjen dhe nuk ka dhënë asnjë informacion. As në komunikatën zyrtare të policisë nuk është përmendur ngjarja. /Real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *