Super lajm, në Britani janë të sigurt, Oksford ka gati vaksinën kundër koronavirusit

koronavirusi-600x360.jpg

Një lajm shumë i mirë është dhënë sot nga mediat britanike. Mësohet se një vaksinë kundër koronavirusit, e cila është zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit, duket se është e sigurt për përdorim dhe mund ta nxisë sistemin imunitar të njeriut për të reaguar.

Në rezultatet e testit ku ishin të përfshirë 1,077 persona u dëshmua se vaksina e ka nxitur prodhimin e antitrupave dhe rruazave të bardha të gjakut, të cilat mund ta luftojnë virusin.

Britania e Madhe tashmë i ka porositur 100 milionë doza të kësaj vaksine.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303