Super projekti 1.2 miliardë euro për “San Siron”

Një super stadium pritet të ndërtohet në Milano. Inter dhe Milani duan me çdo kusht një stadium të ri, dhe pikërisht e duan aty ku ndodhet “San Siro”.

Ditën e sotme të dyja klubet kanë zyrtarizuar projektin për stadiumin e ri, të cilin ia kanë propozuar bashkisë së Milanos.

Ky investim do të kushtojë 1.2 miliardë euro, dhe pikërisht të gjitha do të përballohen nga të dyja klubet e Milanos. /real-news.tv/