Super rekord, ja sa ndjekës arrin Cristiano Ronaldo në Instagram

EOvka2VXsAgHedf.jpg

Futbollisti me famë botërore Cristiano Ronaldo që prej tetorit të vitit 2018 nis të thyente rekord dhe ‘rrëzoi’ nga froni njeriun më të ndjekur në ‘Instagram’ , që ishte këngëtarja Selena Gomez.

Që prej asaj dite numri i ndjekësve në rrjetin social të tij ka qenë në rritje.

Sot (e mërkurë, 29 janar) Cristiano theu një tjetër rekord duke grumbulluar plot 200 milionë ndjekës në Instagram.

Në shkurt të 2016-s, Cristiano u bë i pari sportist që kishte 200 milionë ndjekës në total, referuar të gjitha platformave të rrjeteve sociale. Katër vite më vonë, 200 milionë ndjekës i numëron vetëm në Instagram, duke u bërë kështu një nga njerëzit më me ndikim në botë.

scroll to top