Super talenti kuqezi fut në sherr dy gjigantët e Seria A

marash-kumbulla.jpg

Çfarë beteje mes Interit dhe Lazios për kartonin e Marash Kumbullës. Marotta dhe Lotito janë sërish në ringun merkatos për një çmim prestigjioz: 20 vjeçarin e Kombëtares Shqiptare.

Presidenti i bardheklatërve takoi të hënën homologun e tij të Veronës Setti në Romë, duke përfituar nga mbledhja për të drejtat televizive për të hapur bisedën e lënë pezull pak javë më parë. Lotito e ka rritur ofertën nga 20 në 22 milionë, plus kartonin e André Anderson, për shkak të sulmit të Interit.

Zikaltrit ka ofruar deri 30 milionë (8 milionë më shumë se Lazio) plus kartonin e Salcedo (aktualisht në huazim te Verona) dhe të një futbollisti të ri (Primavera). Përballë këtyre shifrave, marrëveshja paraprake me Lazion është e destinuar të mos respektohet. Lotito nuk ka dhe nuk dëshiron të shpenzojë kaq shumë për një futbollist (nuk e ka bërë më parë).

Andersonin e vlerëson 10 milionë euro, por për Veronën nuk vlen më shumë se 4-5 milionë. Lotito dhe Setti janë miq, por presidenti i Veronës do 5 milionë më shumë. Kumbulla, i cili ka rinovuar me Veronën, është në pritje, i vendosur për të nisur një etapë të re në karrierë.

I ka dhënë fjalën Lazios, por nuk mund të refuzojë ofertën e Interit. Për të ardhmen do të vendosë bashkë me drejtuesit e Veronës. Setti do t’ia shesë ofertuesit më të mirë, që në këto momente është Marotta.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303