fbpx

Super talenti shqiptar në Angli: Ende s’kam vendosur se cilën kombëtare do të përfaqësoj

Leo Gaxha është një talent shqiptar që po bën mirë në Angli. Pasi ka lënë shenjë me skuadrën e 18-vjeçarëve ai së fundmi ka kaluar te skuadra e 23-vjeçarëve të Sheffield United dhe për më tepër ka firmosur një kontratë profesioniste me ekipin e parë.

Gaxha në një intervistë në Fan Zone në Supersport, theksoi se ende nuk ka vendosur se me cilën kombëtare do të luajë ndërsa shpreson të kalojë sa më shpejt te skuadra e parë e Sheffield United.

“Unë kam luajtur me 15-vjeçarët e Irlandës, më pas kam marrë një ftesë nga trajneri Nevil Dede dhe vendosa të provoj një eksperiencë me fanellën kuqezi. Nuk e di për të ardhmen çfarë do të ndodhë dhe nuk e kam zgjedhur me cilën kombëtare do luaj, pasi edhe Irlanda më ka ndihmuar shumë dhe më kanë bërë ftesë”.

“Idhulli im është Steven Gerard, ndërsa në Kombëtare kam shumë qejf Armando Sadiku, do kisha qejf të luaja për Liverpoolin. Më pëlqen të luaj në qendër të sulmit”.

“Nëse do kualifikohej në Ligën e Kampionëve, do ishte diçka shumë e mirë për Shefielld United. Në Premier League kanë fituar ndaj Arsenalit dhe skuadrave të tjera të mëdha”.

“Broja është një lojtar shumë i mirë dhe atij i uroj shumë suksese për të ardhmen.”, u shpreh Gaxha. SS