Super trafikanti shqiptar i drogës arrestohet në Itali

Një i ri shqiptar, 35-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Ismail Rebeshi, ka rënë në prangat e policisë italiane pasi konsiderohet si një prej tregtarëve më të mëdhenj të drogës në Viterbo.

Ai bënte pjesë në një  shoqatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike, të cilën ua shiste edhe të miturve.

Gjatë operacionit “Ichnos” u sekuestruan edhe 6 kg kokainë dhe 3 kg heroinë, e mbledhur nga nëntori i vitit 2017 deri në shkurt të vitit 2018.

Lër një koment