Superiorja rinis me sfidën Tirana-Skënderbeu

tirana-skenderbeu.jpg
Bardheblutë presin momentin e kthesës, të një sezoni që po shkon keq e më keq, pasi ndodhen në vendin e 8, me 10 pikë pas 13 ndeshjesh.

Në vendin e dytë, me një ritëm shumë të mirë janë korçarët, edhe në këtë sezon. Fitorja e fundit me Flamurtarin i mban në vendin e dytë, me 2 pikë më pak sesa Partizani.

Mdërkohë që ndeshja ndaj Tiranës, pavarësisht pozicionit të kryeqytetasve, për Shehin do të jetë një ndeshje që duhet pasur kujdes.

Ndeshja tjetër e ditës së shtunë është ajo mes Teutës dhe Luftëtarit, me skuadrën durrsake që ndodhet në pozita mjaft të mira në zonën europiane, ndërkohë që gjirokastritët kanë rigjetur disi besimin me fitoren ndaj Tiranës javën e shkuar.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303