fbpx

Superliga ngre siparin të premten, oraret e ndeshjeve

kategoria-superiore.jpg

Vetëm 5 ditë pas finales së Superkupës mes Kukësit dhe Partizanit, këto dy skuadra do të përballen sërish në sfidën që pritet në ngrejë siparin e sezonit të ri të Kategorisë Superiore.

Këtë herë pritës do të jetë Kukësi, ndërsa sfida është zhvendosur nga Kamza në “Elbasan Arena” dhe do të startojë të premten në orën 19:00, menjëherë pasi të jetë zhvilluar edhe ceremonia hapëse e kampionatit.

Më pas 4 ndeshjet e tjera të Kategorisë Superiore do të luhen ditën e shtunë më 24 Gusht, por të ndara në dy fasha oraresh, teksa në orën 16:00 do të zhvillohet Vllaznia-Laçi dhe Skënderbeu-Flamurtari, ndërsa në orën 19:00, nën dritën e projektorëve do të zhvillohen sfidat Tirana-Luftëtari dhe Teuta-Bylis. (SS)

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303