fbpx

Surpriza e madhe, Pique rikuperohet për ndeshjen me PSG

Screenshot_4-7.jpg

Barcelona luan të martën duelin e rëndësishëm në Champions League ndaj PSG për raundin e 16-ave të Champions League. Katalanasit kanë vuajtur jo pak dëmtimet gjatë këtij sezoni, teksa një nga më të rëndësishmit ishte ai i Gerard Pique.Mbrojtësi katalanas pësoi një dëmtim të rëndë në ligament para rreth tre muajsh dhe iu desh t’i nënshtrohej një faze rikuperimi të gjatë. Vetë Pique vendosi të zgjidhte shërimin pa operacion dhe duket se kjo mënyrë ka rezultuar shumë efikase.Mjekët patën deklaruar se mbrojtësi do mungojë për rreth 6 muaj, por ajo që raportojnë mediet spanjolle është surprizuese. Pique mund të jetë në fushë të martën ndaj PSG. Ai është stërvitur normalisht ditët e fundit dhe po bën përpjekje maksimale për të qenë në fushën e “Camp Nou” të martën.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303