Surpriza/ Emrat e prezantuesve të Festivalit të RTSH-së

57_festivali_kenges-770x410.jpg

Radio Televizioni Shqiptar ka dalë në një konferencë për shtyp sot dhe ka zbuluar emrat e dy prezantuesve të Festivalit të Këngës.

Edicioni i 57-të do të prezantohet nga aktori i mirënjohur Viktor Zhusti dhe aktorja dhe këngëtarja me origjinë shqiptare Ana Golja.

Viktor Zhusti, aktori mjaft i dashur për publikun shqiptar, rikthehet në prezantimin e festivalit pas 47 vitesh. Zhusti ka lënë gjurmë me rolet e tij në teatër dhe kinematografi.

Ana Golja është një tjetër talent shqiptar që po shkëlqen në botë. Ka lindur në Toronto më 31 janar 1996 nga prindër shqiptarë. Ndërsa këtë vit ka debutuar edhe me albumin e parë muzikor “Epilogue”.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303