Surprizat e motit / Pas shiut, rritje temperaturash në ditët në vijim

Moti.jpg

Me siguri jeni mërzitur që filluan shirat, por kemi një lajm të mirë. Të gjithë ata që i dashurojnë rrezet e diellit do të kenë mundësi t’i shijojnë ato sërish pas ditës së martë.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, moti do të kthejë faqe dhe temperaturat do të jenë deri në 5 gradë më të larta se vlerat tipike të muajit tetor.

Paraditja e ditës së sotme paraqitet me kthjellime e vranësira të shpeshta, ndërsa mesdita dhe pasditja risjellin vranësira dhe shira në pjesën më të madhe të vendit si dhe rrebeshe afatshkurtra në zonat qendrore dhe jugore.

Ndërsa dita e martë do të nisë me kthjellime dhe vranësira të lehta deri në mesditë, kur vranësirat fuqizohen duke gjeneruar rrebeshe të izoluara në jug dhe më pak në zonat qendrore.

E mërkura dhe në vijim deri në fundjavë, paraqiten kryesisht me kthjellime, dhe temperatura të larta.

Temperaturat ekstremale gjatë kësaj jave do të luhaten nga 7°C më e ulëta në zonat verilindore deri 27°C, maksimumi në veriperëndim dhe jugperëndim të vendit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303