fbpx

Surprizohet në Itali me dhuratën që i bënë, Rama kapet në befasi: Nuk e di nëse e meritoj vërtetë këtë

w3es.png

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Itali ku po zhvillon disa takime në 30 vjetorin e fillimit të emigracionit shqiptar drejt Pulias. Mirëpo atij sot i është bërë një surprizë.

Kryetari i Këshillit të Pulias Michele Emiliano, i ka dhënë Ramës një çmim që siç tha u jepet vetëm puliezëve, “Rrënja e Pulias” quhet çmimi që iu dha Ramës, “një puliezi me shtetësi shqiptare” siç tha dhe Michele Emiliano.

Por Rama u surprizua dhe tha se nuk e di nëse vërtet e meriton këtë mikëpritje dhe dhuratë befasuese.

Meqënëse është në traditë që duhet të flasësh kur merr cmim, më duhet ti përshëndes të gjithë, i dallova ato që janë në sallë dhe pse janë me maska. Kur po i shikoja këto pamje që i pashë më para, po mendoja se është gjithmonë dhe më e pabesueshme të besosh që ishim ne. Ne shqiptarët që jetojmë në ditët e sotme. Sepse duhet një histori që ka ndodhur mijëra vite më para. Sigurisht që kanë ndodhur ndryshime, dhe në Shqipëri kanë qënë të pabesueshme. Ajo që i bën të gjithë të pabesueshëm është ndryshimi për shqiptarët që mbërriten me ato anije dhe që sot janë pjesë përbërëse e kësaj shoqërie. Për ne, Italia ishte një ëndërr. Unë kam pasur një gjyshe katolike që më ka mësuar këtë gjuhë e më thoshte shqipja është gjuha jote, italishtja është e kaltra. Italia ishte ekrani i vogël ai i Rait. Në atë kohë nuk mund të kapnim Rain në Shqipëri pasi kishim zhurmuesin, ishim shumë të lumtur kur shkonim te gjyshja për të parë Rain.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303