Surprizon sërish Instagram, ja risia e radhës pas heqjes së ‘Following activity’

Ditën e  djeshme Instagrami surprizoi me heqjen e opsionit ‘Following activity’, ku tanimë nuk mund të përgjojmë ndjekësit tanë dhe të shohim se kë ndjekin apo foton e kujt pëlqejnë.

Por, nuk mbetet me kaq, pasi një tjetër ndryshim tjetër do të ndodhë shumë shpejt.

Bëhet fjalë për “On this day” (Në këtë ditë), i cili do të na mundësojë të postojmë momente të vjetra që duam t’i ndajmë sërish me të tjerët.

Opsioni i ‘throwback’ i jep më shumë fleksibilitet rrjetit social dhe pritet të jetë i dobishëm, pasi jo gjithkush ka çdo ditë për të ndarë diçka me vlerë me ndjekësit e tij.

Ndaj, thjesht nëpërmjet një klikimi, ne mund të kërkojmë diçka për të postuar nga fotot apo videot tona më të vjetra.