fbpx

Sy më sy me Bashën, Gjiknuri: Nuk mund t’i japë kush mend Shqipërisë

Damian Gjiknuri ka folur për mediat fill pas përfundimit të tryezës për reformën zgjedhore.

Gjiknuri theksoi se do punohet me konsensus me ndihmën e ODIHR për Reformën Zgjedhore.

 “Kemi një marrëveshje mes palëve, që opozita jashtë parlamentare të përfshihet në diskutime me qëllim arritjen e një produkti të dakordësuar. Ne do përpiqemi të punojmë me konsensus me ndihmën e ODIHR, është ajo ç’ka kemi nisur në komisionin e reformës zgjedhore.

Duhet të kuptojmë problemet e sistemit zgjedhor, nuk ka asnjë rekomandim ndërkombëtar, se nuk mund t’i japë kush mend Shqipërisë çfarë sistemi të ndjekë. Do  kërkojmë ekspertizë për administrimin e zgjedhjeve. Komisioni për reformën funksionon pasi aty bëhen të gjitha diskutimet, çdo draft miratohet në komision. Opozita ka një vend në të që nuk e ka shfrytëzuar. Gjetëm një modalitet që të jetë pjesë e punës për reformën zgjedhore. Kemi vullnet të mirë për të gjetur një formë dialogu me opozitën.

Maxhoranca është e gatshme të punojë, të dëgjojë propozimet e opozitës, dhe nëse ato janë në përputhje me rekomandimet e ODIHR, do t’i pranojmë .” u shpreh Gjiknuri.