“Ta du shpirtin…”/Pas lajmit për romancë me Rike Roçin, reagon boksieri shqiptar

Një urim i veçantë i Rike Roçit ndaj boksierit të njohur Kristian Prenga u bë shkas që në mediet rozë të ‘shpërthente’ lajmi se të dy po përjetonin një lidhje dashurie.

Ish banorja e ‘Big Brother’ postoi në ‘InstStory’ një foto ku kishte dalë me boksierin në kofanon e makinës.

“Ti, njeriu me zemrën më të madhe që kam njohur në jetën time… Të uroj që Zoti të ndriçojë jetën tënde duke të udhëhequr gjithmonë në rrugën e lumturisë. Gëzuar ditëlindjen dhe që kjo datë të përsëritet për shumë vite të gjata, të mbushura me paqe gëzim, shëndet dhe suksese. Ta dua shpirtin”, shkruante Rike.

Ky dedikim super i veçantë i bëri të gjithë të mendonin se Rike konfirmoi lidhjen me boksierin, mirëpo nëpërmjet një statusi të gjatë ajo mohoi gjithçka, duke treguar se kurrë s’do të fliste për jetën e saj private.

Pas saj reagoi edhe Kristian Prenga, i cili një status në ‘InstaStory’ tregon se e ka vetëm shoqe dhe asgjë më shumë.

“Mirë që jau paska konfirmu juve se mua akoma s’më ka konfirmu asigja. Vërtet jeni njerëz të çuditshëm, njerëz të ligj.

S’keni ça me ba edhe merreni kot me njerëzit. Po pyetni njëherë  përpara se ta bëni lajmin, sepse s’ja keni idenë fare se çfarë kam unë me atë ose kush do që të ishte në vendin e Rikes, hall me dal edhe me shoqe ose shok se na martoni direkt  ju. Turp t’ju vijë.”- shkruan boksieri.