Tabaku përgëzon Metën: Koorporata e Investimeve projekt kriminal

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, duke përshendetur kthimin e ligjit për Korporatën e Investimeve nga e ana e Presidentit të Republikës, e cilësoi atë si një projekt antikushtetues dhe grabitqar.

“Gjatë vitit të fundit Partia Demokratike ka zhvilluar një betejë me fakte, të dhëna dhe argumenta se pse Korporata e Investimeve është një projekt antikushtetues dhe grabitqar”, shkruan Tabaku në një shënim të sajin në Facebook.

Mesazhi i plotë i Tabakut

Gjatë vitit të fundit Partia Demokratike ka zhvilluar një betejë me fakte, të dhëna dhe argumenta se pse Korporata e Investimeve është një projekt antikushtetues dhe grabitqar.

Në betejën tonë nuk kemi qenë vetem. Institucionet ndërkombëtare duke nisur nga BB, FMN dhe BE kanë reaguar duke kërkuar që ky ligj të mos miratohet sepse është në dëm të interesit publik dhe mbledh fuqi në duar të një individi.

Sot dhe Presidenti i Republikës reagoi duke mos e dekretuar ligjin.

Duke përshëndetur aktin e tij, gjej rastin të paraqes arsyet kryesore përse Korporata e Investimeve është një projekt kriminal në kurriz të shqiptarëve.

së pari, kanalizon çdo pronë publike dhe private në duart e kryeministrit (Arkitektit real të këtij projektligji).

Së dyti, me pushtetin ndaj çdo prone publike dhe/ose private në vend, kryeministri do të shpërndajë pronat tek oligarkët. Në këtë mënyrë do marrë tagrin që në vazhdim të koncesionojë edhe shpatet e maleve.