Tabaku: Qeveria mollë e kalbur, taksa e pronës rritet deri 4 herë

Deputetja demokrate Jorida Tabaku shprehet se makiazhi i vendosur nga qeveria nuk e mbulon dot mollën e kalbur që po helmon me taksa të larta vendin dhe qytetarët.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Tabaku teksa kritikon kryeministrin, Edi Rama shkruan se zëvendësimi i ministrave në kabinetin qeveritar nuk zgjidh asgjë.

Deputetja demokrate shton se me taksat e reja rrezikohet të rritet numri i bizneseve të mbyllura dhe se qytetarët do detyrohen të paguajnë më shumë.

Postimi i Jorida Tabakut

Sado që kryeministri përpiqet të ndryshojë fasadën e qeverisjes ajo është e kalbur së brendshmi. Zëvendësimi i ministrave nuk zgjidh aagjë pasi filozofia drejtuese e qeverisë dhe kryeministrit nuk ka ndryshuar. Përkundrazi, rrethi është bërë edhe më shumë personal duke shkuar kësisoj në një qorsokak edhe më të rrezikshëm për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Në janarin 2019 bizneset dhe qytetarët do të paguajne taksën e rritur të pronës. Mbi 100 mijë biznese dhe gjithashtu të gjitha familjet shqiptare do të detyrohen të paguajnë një taksë të rritur mbi pronën për të mbushur arkën e PPP-ve që qeveria do të shpërndajë. Rritja e taksave 2 deri në 4 herë për të gjitha bizneset rrezikon të rrisë numrin e bizneseve të mbyllura në mbi 60 biznese në ditë.

Në këto ditë,kur qeveria ndryshon makiazhin dhe vendos një fasadë të re ajo vazhdon të jetë e njëjta mollë e kalur që po helmon me taksa të larta dhe PPP qytetarët e vendit. (real-news.tv)

Lër një koment