Tabaku shpërthen ndaj Ramës: Ka hedhur sytë nga KLSH, ja ç’po kërkon të bëjë

tabaku.jpg

Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku me anë të një statusi në rrjetin social Facebook ka deklaruar se tashmë Rama i ka hedhur sytë nga KLSH, pasi  ka uzurpuar çdo pushtet dhe institucion të pavarur si anëtarët e Këshillit Mbikëqyrjes të BSH, agjencinë e mbikëqyrjes financiare, autoritetin e konkurrencës, AMA e çdo institucion që deri dje ruante balancën dhe kontrollin mbi ekzekutivin.

Postimi i plotë i Tabakut:

I gjithë pushteti sovjetëve. Kjo ka qenë motoja bolshevike që Rama dhe oligarkia ka adaptuar në Shqipëri që nga shtatori 2013. Kanë punuar kundër kushtetutës, shqiptarëve dhe Shqipërisë duke uzurpuar çdo pushtet dhe institucion të pavarur. Luajtën te gjithë gurët që drejtësinë ta kontrollojnë përmes 7 ligjeve antikushtetuese të vettingut dhe artificave të tjera. Pasta iu vërsulën prokurorisë duke emëruar një agjent partiak, të njëjtën gjë donin ta bënin dhe me Gjykatën Kushtetuese madje dhe me pronat e shqiptarëve. Vazhduan me anëtarët e këshillit mbikëqyrjes të BSH, agjencinë e mbikëqyrjes financiare, autoritetin e konkurrencës, AMA e çdo institucion që deri dje ruante balancën dhe kontrollin mbi ekzekutivin.

Së fundmi, Rama i ka hedhur sytë nga  KLSH, një institucioni të pavarur që i ka treguar shqiptarëve dhe mbarë botës vjedhjet prej 7.2 mld euro të qeverisë Rama. I vetmi institucion që ka folur dhe ka faktuar qartazi abuzimet dhe vjedhjet nga krimi ekonomik me CEZ tek tenderat, që ka treguar se taksat e rritura janë vjedhur, se korrupsioni sot ka kapur nivele alarmente dhe na rendit në vendet me korrupsionin më të lartë.  Projektligji i ri që i merr kompetencat presidentit duke ia kaluar qeverisë dhe parlamentit (pra, Ramës) duke qenë në shkelje të qartë të kushtetutës dhe uzuprim i kompetencave të Presidentit. Po kthemi pas në standartet e para  1990 në çdo drejtim. Ato kanë frikë nga qytetarët dhe mendojnë se do e ndalojnë mërinë e tyre karshi vjedhjes dhe abuzimit., Sado të lodhen nuk do ia arrijnë! Me zgjedhje të lira e të ndershme e me programin e qartë ekonomik do t’i rikthejmë njerëzve institucionet, shpresën dhe besimin.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303