Tagjedia në Kavajë/ Zbardhet e vërteta, shefi i policisë nip i ish-deputetit të PS

Screenshot_7-10-1-562x360.jpg

Nuk kanë fund detajet e ngjarjes së rëndë në Kavajë ku një person humbi jetën, dhe mbeti i plagosur shefi i sigurisë në burgun e Durrësit.

Bledar Toçi është nipi i ish-deputetit socialist Fatmir Toçi, ndërkohë që shtetasja Marsida Qatja ka qenë dhe më herët nën hetim nga ana e prokurorisë së Kavajës.

Shkak për këtë është bërë fakti se Qatja dhe e motra kishin një agjensi turistike, nga e cila shisnin bileta fiktive.

Po ashtu mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në sy të tre fëmijëve të mitur të Qatjas, ndërsa në banesë ndodheshin dhe tre persona të tjerë, që nuk dihet ende se çfarë roli kanë pasur në vrasje.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303