fbpx

Tahiri: Boll! S’kam ç’pres, Prokuroria shqiptare të flasë

tahir-1.jpg

Ish-ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri theu heshtjen pas një kohe të gjatë, duke dalë në një konferencë për mediat, e duke mbajtur në dorë vendimin e Prokurorisë së Antimafias italiane. Një vendim i dalë prej disa muajsh, por që opozita dhe politika që e sulmoi më së shumti gjatë kësaj kohe, nuk guxoi ta nxjerrë dhe ta bëjë publikë, madje sipas tij janë munduar ta fshehin.

Por ndërsa në Itali është mbyllur cdo gjë, Tahiri tha  se pret hetimet nga Prokuroria shqiptare, me 4 shtyrje gjatë një viti kohë, dhe me ndërrimin e disa prokurorëve.

“Një vit është mjaftueshëm, boll, tani nuk kam më cfarë pres, më tregoni të vërtetën mua dhe shqiptarëve sic bëri prokuroria italiane. Deri tani është hetuar cdo gjë, kush është futur në zyrë, me kë kam ngrënë, me kë kam bërë pushime, nuk kanë lënë asgjë. Cfarë duhet akoma? Unë këtë nuk e di! Unë nuk jam Lulzim Basha që vrau e preu me Sali Berishën dhe as nuk u hetuan”, tha Tahiri.

Tahiri i ktheu përgjigje edhe akuzave të opozitës, sipas së cilave kryeministri Edi Rama do të mbyllë hetimet për të. “Unë nuk e kam të largët natën kur Saliu dhe Luli i shkuan për darkë në shtëpi në atë kohë të pandehurit Ilir Meta vetëm një ditë para vendimit të gjykatës. Nuk është e largët dita kur rrethohej prokuroria me policë që mos të hetohej Lulzim Basha për vjedhje dhe vrasje. Dhe këta sot më bëjnë moral, por s’kanë faj se janë kanë hedhur drejtësisë”, tha ish-ministri.

Në një konferencë për mediat, Tahiri ju drejtua me emra politikanëve duke mos lënë pas edhe ambasadorët, që e sulmuan pa fund vetëm se emri i tij doli në përgjimet e disa trafikantëve të drogës të hetuar dhe arrestuar në Itali. Tahiri tha se tashmë mund të thonë se vendimi i mbylljes së hetimeve nga Prokuroria e Katanias, është blerë. Por theksoi se ky vendim është një forcë më shumë për njerëzit që e besuan dhe jo ata që i bënë gjyqe publike.

“Unë nuk bëra politikë, prita pa fjalë përfundimin e hetimeve

Më bënë mua gjyqin, kam qeshur me ta

Edhe ambasadorët, në vendin e tyre nuk do guxonin të flisnin

Besimin nuk e kam humbur ende

E vëreta do bërtasë më fortë”, tha Tahiri.

Ai solli në vëmendje konferencën e mbajtur një vit më parë, më 24 tetor 2017 kur bëri publike letrat që nuk ka hetime në Itali ndaj tij. Ai i quan njerëzit që e kundërshtuan, si nga opozita ashtu edhe ata që nuk e besuan nga mazhoranca, “dora e zezë”. Kjo dorë tha Tahiri –  tha se dokumente janë të falsifikuara. Ish-ministri tha se është i vetmi politikan që vetëm se përmendem në bisedat e disa trafikantëve, kërkoi të hetohet.

Të hënën Tahiri dorëzoi vendimin e Prokurorisë së Antimafies, të aprovuar edhe nga Gjykata.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *