fbpx

“Tahiri ishte fshehur pas çitjaneve të Ramës”

Rama-Tahiri.jpg

Spartak Ngjela u shpreh në emisionin “Open” se Saimir Tahiri ka dalë në betejë, pasi deri tani ka qenë i fshehur pas Ramës.

“Ishte fshehur pas çitjaneve të Ramës, tani doli në betejë. Janë dy prokurori që kanë filluar procesin penal. Është Prokuroria italiane Antimafia dhe prokuroria shqiptare. Penalisht, në funksion të provës dhe të veprës penale, ka një rregull, nëse janë dy hapësira ku është zhvilluar krimi, quhet krim vazhdues. Por këtu, Prokuroria e Tiranës e ka marrë indicien nga ajo italiane. Por ne nuk e dimë nëse kanë gjetur prova të tjera këtu. Nuk duhet të acarohet në këtë formë Saimir Tahiri. Ishte i nxituar, kishte një triumfalizëm të pandjerë. Çdo njeri që është nën akuzë nuk ka mundësi të mbrohet”, tha Ngjela.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *