Tahiri kërkon lumturinë

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri festoi sot ditëlindjen e tij të 39 dhe ka vendosur që të falenderojë miqtë e tij me një video të Roberto Benigni, aktorit të mirënjohur italian.

“#bday Në fund të ditës, veç për kaq është gjithmonë! Ju falënderoj pafund të gjithëve”, shkruan Tahiri në videon e publikuar në Facebook.

Më poshtë, mesazhi për lumturinë nga aktori Roberto Benigni:

Meqë ra fjala për lumturinë, kërkojeni çdo ditë, vazhdimisht. Na është dhënë të gjithëve, na është dhënë kur kemi qënë të vegjël, na e kanë dhënë si një dhuratë. Ishte një dhuratë aq e bukur sa e fshehëm, siç bëjnë qentë me kockën kur e fshehin. Disa prej nesh e kanë fshehur aq mirë sa nuk e mbajnë mend se ku e kanë fshehur.
Por e kemi, e keni, shikoni, shikoni në çdo qoshe, në thellësinë e shpirtit tuaj. Hidhni çdo gjë në ajër, sirtaret, komodinat dhe çfarë keni brenda në to, do ta shihni që ajo do të dalë në dritë. Provoni të hidhni kutitë, veshjet, shtatin, ajo ndodhet aty. Duhet të mendojmë gjithmonë për lumturinë edhe pse ajo ndonjeherë na harron ne. Ne nuk duhet ta harrojmë kurrë atë, deri në ditën e fundit të jetës sonë.

Lër një koment