Tahiri përmendi Kodhelin për radarët e fikur, reagon ish-ministrja e Mbrojtjes

auto_Mimi1509999356.jpg

Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka reaguar në lidhje me deklaratën e Saimir Tahirit ditën e sotme në gjykatë.

Ish-ministri tha se e kishte informuar Kodhelin për faktin se radarët në vend nuk funksiononin

Ndërkohë, Kodheli e ftuar në studion e “News24” tha se kishte informacion për mosfunksionimin e radarëve që në kohën e Berishës.

“Është marrë vetëm një moment sepse zoti Tahiri ka folur gjatë, nuk më është dashur as letra e Tahirit, ne kishim vetëm një muaj që ishim futur në zyrë dhe çështja e trafikimit ishte një nga shtyllat tona kur ne ishim në opozitë me qeverinë e Sali Berishës. Ne e dinim që më përpara që radarët nuk punonin, nuk ishte nevoja e një letre për ta marrë vesh.

Për të qetësuar mediat dhe rrjetet sociale, në muajin nëntor të atij viti unë kam kërkuar me urgjencë dhe kam përgatitur një draft, janë nxjerrë para nga fonde të veçanta, ato çika para që kishin mbetur, për të mundësuar fillimin, rikthimin në punë të radarëve. Në tetor të vitit 2013 kanë qenë të gjithë në tokë, kur ne sapo kishim hyrë. Pastaj ka disa radarë, ushtarakë, të policisë, janë të programuar me programe të drejta të qeverive të mëparshme për të parë ato që hyjnë nga jashtë. Ka një bashkëpunim të ngushtë me forcat detare dhe ushtarake, forcat policore, të doganës apo struktura policore ndërkombëtare”, u shpreh Kodheli.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303