Në dalje nga Krimet e Rënda, Tahiri tha për gazetarët se ka dorëzuar këtë të hënë një provë deçizive në lidhje me hetimet që zhvillohen kundër tij.
Prej disa ditësh tashmë flitet se Tahiri ka dorëzuar provën se në hetimet italiane për grupin Habilaj, emri i tij nuk është i përfshirë në trafikun e grupit kriminal të famshëm.
Tahiri gjithashtu është “ngacmuar” nga gazetarët në lidhje me portalin “Zëri i Popullit”, të cilin ish Ministri ka ndërmend ta “risjellë” në tregun mediatik vendas.
Tahiri: Unë paraqita diçka që besoj se ka rëndësi decizive për procesin. Do të flas mbas dy tre ditësh për këtë cështje
Dorëzuat një provë për hetimet në Itali?
Tahiri: Një provë që unë e konsideroj deçizive. Unë nuk kam frikë dhe pres mirëkuptimin tuaj. Prisni dhe ju dy ditë.
Meqenëse jeni pronar mediash tashmë, a mund të na thoni vizionin tuaj…
Tahiri: (Qesh) Herë tjetër.