29.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Tahirit s’i del inati, akuza të ashpra gjykatës

spot_img

Gjykata e Krimeve të Rënda ka zhvilluar seancën lidhur me ankimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri kundër zgjatjes me tre muaj të hetimeve.

Seanca e sotme është shoqëruar me debate midis Tahirit dhe prokurorëve në seancën që drejtohet nga gjyqtarja Liljana Baku.

Prokuroria ka kërkuar seancë me dyer të mbyllura për shkak të sekretit hetimor por kjo gjë nuk është pritur mirë nga Tahiri. Ish-ministri është ngritur nga vendi i tij dhe ka akuzuar gjyqtaren se ka trafikuar informacione.

“Për çfarë sekreti flisni kur unë këtu kam mesazhet se si prokuroria ka trafikuar pa fund lajme për dosjen time. Sekret hetimor s’ka më, seanca të vazhdojë me dyer të hapura”, ka thënë Tahiri, ndërkohë që gazetarët kanë respektuar vendimin e gjykatëses dhe kanë dalë jashtë./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat