Tajlanda miraton përdorimin e marijuanës mjekësore

Parlamenti i përkohshëm i Tajlandës votoi për të lejuar përdorimin e kanabisit mjekësor, një nga senatorët i tha CNN duke shtuar se përdorimi rekreativ i drogës mbetet i paligjshëm.

Ligjvënësi Somchai Sawangkarn tha se miratimi i një amendamenti për të lejuar marijuanën mjekësore në vend “mund të konsiderohet si një dhuratë e Vitit të Ri për tajlandezët”. “Ndryshimi i projektligjit u miratua sot dhe do të hyjë në fuqi sapo të publikohet në Gazetën Mbretërore,” tha ai.

166 anëtarë të Asamblesë Legjislative Kombëtare votuan në favor të ndryshimit dhe nuk kishte vota kundër.13 anëtarë abstenuan.

Kjo e bën Tajlandën vendin e parë në Azinë Juglindore që lejon përdorimin e marijuanës mjekësore. Rajoni është i njohur për qasjen e tij të ashpër ndaj drogës dhe dënimet e rrepta për krimet e lidhura me drogën.

Qeveria britanike miratoi marijuanën mjekësore më parë këtë vit dhe u lejua në 1 nëntor nga Sistemi Kombëtar i Shëndetit për pacientët me recetë.

Medikamentet që rrjedhin nga kanabisi u bënë të ligjshme në Gjermani vitin e kaluar. Marijuana mjekësore është gjithashtu e ligjshme në Australi dhe Irlandë.

Në Shtetet e Bashkuara, marijuana mjekësore është e ligjshme në 30 shtete, edhe pse ligjet që rregullatore  ndryshojnë nga shteti në shtet, sipas Konferencës Kombëtare të Legjislaturave Shtetërore./real-news.tv/

Lër një koment