fbpx

Tajvan/ Rrëzohet ura teksa po kalonte autoboti me naftë

Të paktën 10 persona mbetën të plagosur si pasojë e shembjes së një ure në Tajvanin lindor.

Autoritetet thanë se dyshojnë për 11 persona të zhdukur. 5 prej tyre ndodheshin mbi urën në momentin e shembjes, ndërsa 6 të tjerë në varkat e peshkimit nën të. Në momentin e shembjes, mbi urë kalonte një autobot me naftë që shpërtheu në flakë.

Dhjetëra forca emergjence janë angazhuar për të gjetur të mbijetuarit nga kjo tragjedi.

Sipas mediave të huaja, ura e shembur ishte e gjatë 140 metra dhe e gjerë 15 metra.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje, ndërsa personat e plagosur janë dërguar menjëherë në spital.

Një hetim është hapur për të hetuar shkaqet e shembjes së urës, që është ndërtuar në vitin 1998.