20.5 C
Tirana
E martë, 21 Maj, 2024

TË FUNDIT

Tajvani mban referendum për martesat brenda të njëjtit seks

spot_img

Tajvani po voton në një referendum nëse do të bëhet vendi i parë në Azi që do legalizojë martesën gay.

Gjykata e lartë vendosi në favor të martesës së të njëjtit seks, duke i dhënë parlamentit dy vite kohë për të ndryshuar ligjet.

Por sipas anketave të bëra javën e kaluar, ishulli do të votojë kundër ndryshimit të ligjeve.

Ishulli ka qenë vetë-qeverisës që nga viti 1949, por Kina e konsideron atë si një provincë të shkëputur që do të bashkohet me të një ditë. Por Tajvani nga ana tjetër po kërkon pavarësinë nga Kina.

Referendumi po zhvillohet njëkohësisht me zgjedhjet lokale. Sondazhet mbyllen në orën lokale 16:00 dhe rezultatet e para priten që të dalin mbrëmjen e së shtunës.

Qeveria ka thënë se votimi nuk do të ndikojë në sjelljen e ndryshimeve të kërkuara nga vendimi gjyqësor më shumë se 18 muaj më parë.

“Ne shpresojmë se dashuria dhe barazia do të fitojnë,” tha Suki Chung, aktivist i grupit të të drejtave të njeriut Amnesty International për agjencinë e lajmeve AFP.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat