16.5 C
Tirana
E diel, 16 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Tajvani në kërkim të 152 turistëve vietnamezë të zhdukur gjatë pushimeve

spot_img

Autoritetet tajvaneze janë në kërkim për 152 vietnamezë që mbërritën në vend me viza turistike javën e kaluar por që u zhdukën.

Turistët arritën në qytetin jugor të Kaohsiung në datat 21 dhe 23 dhjetor, por të gjithë, përveç njërit prej tyre, duket se janë zhdukur, thonë zyrtarët.

Mediat lokale sugjerojnë se turistët janë zhdukur me synimin për të punuar ilegalisht në Tajvan.

Tajvani ka hequr taksat e vizave për disa vizitorë nga vendet e Azisë, përfshirë Vietnamin, në një përpjekje për të rritur turizmin.

Ky besohet të jetë numri më i madh i turistëve të cilët janë zhdukur që nga fillimi i programit të vizave në vitin 2015.

Agjencia Kombëtare e Emigracionit tha se ka ngritur një grup pune për të hetuar turistët dhe “grupin pas tyre”. Nëse kapen ata do të deportohen në vendin e tyre dhe do të ndalohen të hyjnë në ishull për 3-5 vite, shtoi agjencia.

Ministria e jashtme e Vietnamit i tha agjencisë së lajmeve AFP se ajo ishte në kontakt me Tajvanin dhe se do të punonjë për të siguruar që turizmi dhe programet e shkëmbimit nuk do të preken nga kjo ngjarje.

Tajvani është një nga tregtarët më të mëdhenj të Azisë dhe renditet si një nga ekonomitë më të pasura në rajon./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat