Rita Ora këngëtarja me famë botërore asnjëherë nuk harron origjinën e saj.
Nuk kishte sesi të mungonte një urim në 28 nëntor, Ditën e Flamurit nga bukuroshja.
Këngëtarja ka uruar Ditën e Flamurit me disa foto shumë provokuese, ku shihet e veshur vetëm me një kanatiere të bardhë, e çuditshmja dhe njëkohësisht e veçanta është se Rita ka vendosur flamurin e Shqipërisë në takat e saj.“Urime Dita e Flamurit! 28Nëntori. Gëzuar Dita e Pavarësisë Shqipëri, ju falënderoj fansat e mi të mahnitshëm që bëtë këtë video!!! Ju dua të gjithëve,” shkruan Rita në postimin e saj.
Ndërsa më pas ajo ka zgjedhur të postojë dhe një video të koncertit që ka mbajtur në Tiranë për 100 vjetorin.Ajo ka ndarë një foto të vjetër ‘Instastory’, ku shihet e veshur me një jelek me flamurin kuq e zi dhe plis të bardhë.