Takim i fshehtë Basha-Rama?/ Berisha u turret Lorenc Vangjelit

Screenshot_5-3.jpg

Teksa po debatojnë në emisionin “Opinion” në lidhje me aksionin e opozitës, ish-kryeministri Sali Berisha ka shkëmbyer batuta me Lorenc Vangjelin. Vangjeli aludoi për një takim të fshehtë mes Edi Ramës dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha në një shtet mik.

Ish-kryeministri i’u drejtua Vangjelit duke mos të viktimizohet nga zyra Fuga.

Vangjeli: A keni dijeni, për një takim që mund të jetë bërë mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës në një shtet mik në këtë fillim Janari?

Berisha: Lorenc, më vjen keq që viktimizohesh nga zyra Fuga. Ti je i zgjuar, mund të viktimizosh zyrën, por jo të viktimizoheni ju. Absolutisht nuk ka pasur një takim të fshehtë, në bindjen time nuk ka pasur dhe nuk ka. Sa herë që Edi Rama i ka punët keq, ai hap fjalë se jam duke i rregulluar punët me Lulzim Bashën.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303