Takim me historinë / Kosova në Çeki për të mbajtur gjallë ëndrrën ‘Euro 2020’

Kosove-2-800x432.png

Takim me historinë. Sot në mbrëmje në stadiumin Doosan Arena të Plzenit, Kosova e Bernard Challandes luan një nga ndeshjet më të rëndësishme të historisë së saj.

Dardanët sfidojnë Çekinë për të mbajtur gjallë ëndrrën e kualifikimit në Euro 2020 nëpërmjet eliminatoreve.

Por për ta realizuar një mision të tillë Kosovës i duhet fillimisht të bëjë surprizën e madhe duke fituar brenda në Çeki dhe më pas minimalisht të barazojë ndaj Anglisë në Prishtinë të dielën pasi është e vështirë që Bullgaria t’i bëjë ndonjë nder duke ndalur çekët.

Në Prishtinë dy muaj më parë Kosova fitoi 2-1 me përmbysje ndaj Republikës Çeke me Vedat Muriqin që shënoi një nga dy golat e takimit.

Por sot sulmuesi i Fenerbahces do të mungojë për shkak të një dëmtimi dhe do të jetë një mes Elbasan Rashanit dhe Atdhe Nuhiut që do ta zëvendësojë.

Edhe Çekisë i mungon sulmuesi i saj kryesor Patrik Schik për arsye dëmtimi dhe ishte pikërisht ky i fundit që e shënoi golin e vetëm të çekëve në Fadil Vokrri. Në këtë aspekt dy kombëtaret janë të barabarta.

Milot Rashica ylli në rritje i futbollit kosovar duhet të marrë më shumë përgjegjësi sot.

Nëse Çekia nuk do të kishte surprizuar duke fituar ndaj Anglisë, sot Kosova me një barazim do të kualifikohej direkt në Europian, por ja që nuk është kështu dhe dardanët duhet të bëjnë gjithçka për të fituar.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303