fbpx

Takimi i Këshillit Politik, mbërrijnë Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi

Ditën e sotme do të zhvillohet takimi i Këshillit Politik, ku pak çaste më parë mbërritën përfaqësuesit e opozitës së bashkuar Petrit Vasili e Oerd Bylykbashi.

Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore, i ngritur dy ditë më parë me dakordësinë e të gjitha palëve politike si parlamentare dhe jashtë parlamentare, pritet që të zhvillojë një mbledhje.

Mbledhja pritet që të drejtohet nga dy bashkëkryetarët e Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari.